Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
June 11, 2025 at 08:16 PM
Allahu i Madhëruar thotë: Allahu i Madhëruar thotë: “(Edhe ata që kalojnë natën për Zotin e tyre duke rënë në sexhde dhe duke qëndruar në këmbë [në namaz])” (El-Furkan:64) 📖 Ibn Abbasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Kush fal dy rekate ose më shumë pas jacisë, ai ka kaluar natën për Zotin e tij duke bërë sexhde ose duke qëndruar në këmbë (në namaz).” 📚 Tefsiri i Kurtubiut, 13/72 ✨ Kuptimi: Edhe pak adhurim natën, si dy rekate pas namazit të jacisë, është i mjaftueshëm që të përfshihesh në mesin e atyre që e kalojnë natën në adhurim për Allahun. Nuk është kusht që të falësh gjithë natën – mjafton sinqeriteti dhe veprat e pakta të vazhdueshme. 🕊️ Mësim: Mos e nënvlerëso një namaz të vogël në qetësinë e natës – mund të jetë shumë i madh tek Allahu. Hoxhë Muharrem Jakupi Na ndiqni në Whatsapp: https://whatsapp.com/channel/0029Va9rTxd1CYoKUeB4Ms0m Na ndiqni në Telegram: https://t.me/perkujtim_vellazeror

Comments