
Përkujto se përkujtimi ju bën dobi besimtarëve
June 16, 2025 at 06:12 AM
🕯 Drita që s’e kanë të gjithë…
Allahu i Madhëruar thotë:
"Allahu udhëzon drejt dritës(fesë Islame dhe Kur'anit) së Tij kë të dojë."
(Suretu Nur, 35)
Sa shumë njerëz janë privuar nga kjo dritë…
Edhe pse janë më të mençur se ti, më të fuqishëm, më të pasur – por nuk e kanë këtë dritë.
Sepse nuk është zgjuarsia ajo që sjell dritën e udhëzimit, as forca apo pasuria.
🤲Ajo është dhuratë e Zotit, dhe Ai e jep vetëm për kë të dojë.
👌🪴Prandaj, nëse Allahu të ka udhëzuar – mbahu fort!
Mos e lër për asnjë çast këtë dritë të zemrës që të ka dhuruar.
Vazhdo ecjen tënde në këtë rrugë deri në Ditën e Gjykimit, bashkë me ata që:
8..Ditën kur Allahu nuk do ta turpërojë Pejgamberin (Muhammedin a.s.) dhe ata që besuan me të. Ndriçimi i tyre do të vrapojë përpara tyre dhe (me Librin e veprave të tyre) në duar, ata do të thonë: “Zoti ynë! Na e bën të përkryer Dritën tonë për ne dhe na fal ne. Vërtet që Ti je i Zoti për të bërë gjithçka.” (66:Tahrim/8)
🤲 Allahu na bëftë prej tyre. Amin!
Hoxhë Muharrem Jakupi
❤️
2