
Thënie Të Çmuara
May 26, 2025 at 10:32 PM
🔰》𝐓𝐡𝐢𝐫𝐫𝐣𝐞 𝐩ë𝐫 𝐀𝐝𝐡𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝐃𝐡𝐣𝐞𝐭ë 𝐃𝐢𝐭ë𝐭 𝐦ë 𝐭ë 𝐃𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐚 𝐭𝐞 𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮
✨️》Allahu betohet për agimin (sabahun) i cili është fundi i natës dhe fillimi i ditës, ikja e natës dhe ardhja e ditës është prej argumenteve treguese mbi përsosmërinë e fuqisë së Allahut të Lartësuar, Ai është Mbikqyrësi, Rregulluesi i të gjitha çështjeve, e nuk i takon adhurimi askujt tjetër me meritë përveç Tij. Në këtë kohë është dhe kryerja e një adhurimi madhështor, namazi i sabahut.
✨️》Betohet për dhjetë netët e para të muajit hënor të Dhulhixhes, në të cilën ndodhet dita e arafatit ku besimtarët mblidhen në arafat dhe Allahu zbret mbi ta mëshirën dhe faljen, kjo ditë është dita më e zymtë për shejtanin, kur shikon zbritjen e meleqve dhe rahmetit të Allahut mbi robërit e Tij, në këto dhjetë ditë kryhen edhe shumë prej veprave si haxhi dhe umreja, e këto janë gjëra madhështore, meritore për t'u betuar Allahu në to.
📖》Në hadithin e saktë që e transmeton Buhariu në librin e tij nga Ibn Abasi e ky nga Profeti ﷺ që ka thënë: "𝑵𝒖𝒌 𝒌𝒂 𝒅𝒊𝒕ë 𝒒ë 𝒗𝒆𝒑𝒓𝒂 𝒆 𝒎𝒊𝒓ë 𝒕ë 𝒋𝒆𝒕ë 𝒎ë 𝒆 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒕𝒆𝒌 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖 𝒔𝒆 𝒔𝒂 𝒏ë 𝒌ë𝒕𝒐 𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕ë 𝒅𝒊𝒕ë (të Dhulhixhes)!" I thanë: As lufta në rrugë të Allahut? Tha: "𝑨𝒔 𝒍𝒖𝒇𝒕𝒂 𝒏ë 𝒓𝒓𝒖𝒈ë 𝒕ë 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖𝒕, 𝒑ë𝒓𝒗𝒆ç 𝒂𝒕𝒊𝒋 𝒑𝒆𝒓𝒔𝒐𝒏𝒊 𝒒ë 𝒅𝒆𝒍 𝒏ë 𝒍𝒖𝒇𝒕ë 𝒎𝒆 𝒗𝒆𝒕𝒆𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒑𝒂𝒔𝒖𝒓𝒊𝒏ë 𝒆 𝒕𝒊𝒋, 𝒆 𝒏𝒖𝒌 𝒌𝒕𝒉𝒆𝒉𝒆𝒕 𝒎𝒆 𝒂𝒔𝒈𝒋ë 𝒑𝒓𝒆𝒋 𝒕𝒚𝒓𝒆!"
🕋》Prej adhurimeve më të mëdha të ligjësuara veçanërisht në dhjetëshin e muajit Dhul Hixhe janë: Haxhi, Kurbani, Tekbiratet.
Ndërsa, prej adhurimeve të tjera në këto ditë dhe në ditë tjera në përgjithësi janë: Namazi, Agjërimi, si dhe veprat e mira si: sadakaja, dhikri-përmendja e Allahut etj.
✨️》Betohet Allahu për çiftin dhe për tekun, transmeton Imam Ahmedi nga Xhabiri e ky nga Profeti ﷺ: "𝑫𝒉𝒋𝒆𝒕𝒔𝒉𝒊𝒂 𝒋𝒂𝒏ë 𝒅𝒉𝒋𝒆𝒕𝒔𝒉𝒊𝒂 𝒆 𝑲𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏𝒊𝒕 (pra dhjetë ditët e para të dhulhixhes), 𝒕𝒆𝒌𝒖 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒅𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒂𝒓𝒂𝒇𝒂𝒕𝒊𝒕, 𝒏𝒅ë𝒓𝒔𝒂 ç𝒊𝒇𝒕𝒊 ë𝒔𝒉𝒕ë 𝒅𝒊𝒕𝒂 𝒆 𝒃ë𝒓𝒋𝒆𝒔 𝒌𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏." Teku është dita e arafatit për shkak se ajo është në ditën e nëntë të muajit, gjithashtu çifti është dita e kurban bajramit për shkak se është në ditën e dhjetë. Këtë mendim e kanë përcjellë nga Ibn Abassi, Ikrimeja dhe Dahaku, e në shpjegimin e ktij ajeti ka dhe fjalë të tjera.
📖》Gjithashtu transmetohet mirësia e agjërimit të ditës së Arafatit për atë që nuk është në haxh, përcillet në sahihun e Muslimit, që Profeti ﷺ, ka thënë: "𝑴𝒆 𝒂𝒈𝒋ë𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒅𝒊𝒕ë𝒔 𝒔ë 𝑨𝒓𝒂𝒇𝒂𝒕𝒊𝒕, 𝒔𝒉𝒑𝒓𝒆𝒔𝒐𝒋 𝒒ë 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒉𝒖 𝒕ë 𝒎ë 𝒇𝒂𝒍ë 𝒈𝒋𝒚𝒏𝒂𝒉𝒆𝒕 𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 𝒕ë 𝒌𝒂𝒍𝒖𝒂𝒓 𝒅𝒉𝒆 𝒗𝒊𝒕𝒊𝒕 𝒒ë 𝒗𝒋𝒆𝒏." Hadithi na tregon në kuptimin e parë që me agjërimin e ditës së Arafatit, Allahu fal gjynahet e dy viteve.
📍》Kushdo që ka për qëllim të bëjë kurban, le të mos i shkurtojë apo rruajë qimet (flokët dhe qimet e trupit) dhe thonjtë e tij.
💬 I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: "𝑵ë𝒔𝒆 𝒆 𝒔𝒉𝒊𝒉𝒏𝒊 𝒉ë𝒏ë𝒏 𝒆 𝒓𝒆 𝒕ë 𝑫𝒉𝒖𝒍-𝑯𝒊𝒙𝒉𝒆𝒔 𝒅𝒉𝒆 𝒅𝒊𝒌𝒖𝒔𝒉 𝒑𝒓𝒆𝒋 𝒋𝒖𝒔𝒉 𝒅ë𝒔𝒉𝒊𝒓𝒐𝒏 𝒕ë 𝒃ë𝒋ë 𝒌𝒖𝒓𝒃𝒂𝒏, 𝒂𝒕ë𝒉𝒆𝒓ë 𝒍𝒆 𝒕ë 𝒎𝒐𝒔 𝒊 𝒑𝒓𝒆𝒌ë (shkurtojë) 𝒒𝒊𝒎𝒆𝒕 (flokët dhe qimet e trupit) 𝒅𝒉𝒆 𝒕𝒉𝒐𝒏𝒋𝒕ë 𝒆 𝒕𝒊𝒋" (Transmeton Muslimi.)
🤲 Allahu na mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjërë, na dhëntë nga mirësitë e Tij të shumta, na falt gjynahet tona të panumërta, Atë të vetëm e lusim të na e rrisë besimin, të na mundësojë dije të dobishme, punë të pranuara dhe rrësk të bollshëm hallall!
Shkroi: Junus Levanaj
❤️
🤲
4